Shpëtimtari David Beckham! (Foto)

Me miliona në bankë, shtëpi dhe një status të famshëm në të gjithë botën, David Beckham e ka të vështirë për të mbajtur një profil të ulët në publik.

ShowBiz

21/01/2017 16:08

Por ish futbollisti londinez tregon se ka ende kohë për njerëzit e thjeshtë që kanë nevojë, teksa i ofroj ndihmë një gruaje të moshuar që i kishte rënë të fikët në rrugë, transmeton TCH.

E moshuara u ndje keq në rrugë, në afërsi të shtëpisë së Beckham në Londrën Perëndimore.

Një zjarrfikëse dhe një ambulancë iu gjendën menjëherë zonjës, teksa Beckham i ka ofruar një shishe ujë. Ai madje parkoi makinën afër trotuarit për të parandaluar kalimin e mjeteve afër zonjës.