Shpëtimtarët shqiptarë

Shqipëria gjatë periudhës së Holokaustit arriti që t’i shpëtojë më shumë se 400 hebrenj. Besa e shqiptarit thotë se mysafiri mbrohet pakompromis. Është koha që bota të dijë për shpëtimtarët shqiptarë.

Lajme

19/11/2013 23:30

Kanë qenë një numër i vogël i kombeve europiane ku makina vrastare naziste është penguar, por disa prej tyre duket se janë histori më të shquara dhe më pak të ndritura se sa rasti i Shqipërisë.

Me shqiptarët e zakonshëm që lëviznin hebrenjtë duke i fshehur nga një vend në një vend tjetër për të evituar kapjen e tyre, Shqipëria pothuajse shpëtoi të gjithë hebrenjtë e saj vendas që ishin 200 dhe 400 refugjatë të ardhur nga Gjermania dhe Austria. Vendi gjithashtu ka ndihmuar shumë shpirtëra të tjerë hebrenjësh nga nazistët- të cilët ishin nga vendet e pushtuara të Ballkanit.

“Shqipëria ishte njëra nga vendet e vetme europiane që ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës se sa në fillim të saj”, tha Micheal Berenbaum, ish-drejtor i projettit të Muzeut Memorial të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara.

Një fotografi më e plotë e këtij shpëtimi doli vetëm në fillim të viteve 1990, pas rënies së qeverisë komuniste që ishte veçanërisht e errët dhe represive, dhe kjo gjë u konfirmua nga Yad Vashem, nga instituti kërkimor i Holokaustit, në vitin 2007. Kjo histori do të ritregohet më 8 dhjetor në Muzeun e Trashëgimisë Hebreje në New York, ku do të përfshihen si folës edhe pasardhësit e shpëtimtarëve shqiptarë por dhe të hebrenjve të shpëtuar.

Shqipëria ka arsyet e saj praktike për të dashur që kjo histori të bëhet e njohur. Vendi po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian, por ka shanca që të ketë pengesë historinë e saj të korrupsionit të rrënjosur në vend. Në një kohë kur Shqipëria ka premtuar për të pastruar Qeverinë e saj, historia e shpëtimit jo vetëm që nxjerr në pah një episod të zemërgjerësisë shqiptare, por gjithashtu tregon se shqiptarët nderojnë premtimet e tyre.

Historia e shpëtimit, thotë Ferit Hoxha, Ambasadori shqiptar në Kombet e Bashkuara, tregon se “edhe pse ne u mbyllëm në një prej regjimeve më të egra komuniste, njerëzit e këtij kombi janë fisnikë dhe janë në gjendje të japin kurajo, si askush tjetër në Europë”.

Në shumë vende të Europës, Zgjidhja Përfundimtare ishe shumë jashtëzakonisht efikase: 90 për qind e 3.3 milionë hebrenjve të Polonisë u vranë, 88 për qind e hebrenjve nga 240 mijë hebrenj të Gjermanisë, 77 për qind e hebrenjve nga 70 mijë hebrenjtë e Greqisë, dhe shumë histori të ngjashme trishtuese që ndodhën gjetiu.

Dallimi i jashtëzakonshëm në Shqipëri, thonë ekspertët e episodit, ishte rrënjosur në një kredo kombëtare të quajtur “besa” që detyron shqiptarët që ofrojnë strehim dhe kalim të sigurt për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje, veçanërisht nëse ka pasur një premtim paraprak për të bërë një gjë të tillë. Dështimi për të vepruar si rezultat i humbjes së nderit, ka funksionuar.

“Ajo përfshin mbrojtjen e pakompromis të një mysafiri, madje kjo shkon deri në pikën e vetësakrifikimit”, shkruan Shirley Cloyes DioGuardi, organizatore e ngjarjes së New York’ut, bashkëshorti i së cilës, ish-përfaqësuesi Joseph H.DioGuardi, vizitoi Shqipërinë në fillim të viteve 1990 dhe ndihmoi që të nxjerrë në dritë detajet e shpëtimit.

Një shpjegim tjetër, zonja Cloyes DioGuardi thotë, është se në Shqipëri, një shtet me kishën Katolike Romake dhe kishën Ortodokse Lindore deri në kohën e sundimit Osman, që çoi në konvertim në fenë islame që filloi në shekullin e 15’të, etniciteti gjithmonë ka nxitur fenë dhe devotshmëria ndaj fesë është pak e praktikuar. “Ne e dinim që armiqtë tanë donin ta përdornin fenë për të na përçarë dhe për të na sunduar, por ne e dinim që kishim të njëjtin gjak në venat tona”, tha Akim Aliçkaj, një shqiptar i rritur në Kosovë, që tashmë është pronar i një agjencie të udhëtimeve në New York, babai i të cilit kishte ndihmuar në shpëtimin e hebrenjve. “Feja ndryshon, por kombi dhe gjaku nuk mund që të ndryshojë”.

Dy vende të tjera, gjithashtu shpëtuan shumicën e hebrenjve vendas. Kur pushtuesit gjermanë urdhëruan deportimin e 7,800 hebrenjve të Danimarkës, në vitin 1943, fqinjët, kolegët dhe aktivistët e një lëvizjeje praktikisht spotane e ndihmës dhe rezistencës transportuan më shumë se 7 mijë hebrenjë-kryesisht me anije peshkimi, nëpër një kanal të Suedisë neutrale- sipas Bo Lidegaard, kryeredaktorit të gazetës “Politiken”.

Bullgaria ishte aleate me nazistët dhe ktheu mbi 11 mijë hebrenj nga Maqeodonia dhe Trakia e pushtuar, për t’i deportuar më pas në kampet e vdekjes. Por kur erdhi në urdhër, që Bullgaria t’i deportojë edhe qytetarët e saj hebrenjë, anëtarët e Parlamentit dhe udhëheqësit e Kishës i bënë presion Qeverisë për të rezistuar, dhe kështu 48 mijë hebrenjë shpëtuan.

Kur nazistët erdhën në Shqipëri në shtator të vitit 1943, duke marrë vendin nga regjimi më i butë i fashistëve italian, dy banorë hebrenj të qytetit të Vlorës- Rafael Jakoel dhe kunati i tij- u takuan me Kryetarin e Komunës së Vlorës. Ai u tha atyre- sipas mbesës së z. Jakoel, Felicita,- “Për sa kohë që ju do të jeni këtu, ju nuk keni nevojë që të shqetësoheni, por gjermanët janë gjermanë, kështu që është më mirë që të shkoni në kryeqytet”.

Rafael Jakoel dhe kunati i tij shkuan në Tiranë për t’u takuar me Ministrin e Brendshëm, Xhafer Deva, të asaj që në dukje ishte një Qeveri fashiste në bashkëpunim me nazistët. Ministri ju tregoi atyre një listë të hebrenjve të cilët gjermanët i kishin kërkuar. Megjithatë besa ishte aq e fortë, sa ai as që ishte kthyer që ta shikonte atë listë, tha znj.Jakoel.

“Për sa kohë që ne jemi këtu ju nuk keni pse të shqetësoheni”, ju tha ai atyre, kështu thotë, znj.Jakoel, e cila sot, ashtu si shumë hebrenjë shqiptar, jeton në Izrael. “Por nëse ndodh diçka me ne, ju duhet që të kujdeseni vet për veten tuaj”.

Babai i zonjës Jaoel, Josef, i cili ishte 18 vjeç në atë kohë, së bashku me motrën dhe vëllaun e tij më të rinj, ishin fshehur në shtëpinë e nënkryetarit të Komunës së Vlorës, duke i bërë bashkë me fëmijët e tij. Më vonë Jakoel së bashku me familjen ishin fshehur në qytetin e Kavajës, duke u fshehur në oborr sa herë që gjermanët afroheshin. Kur tre kusherinjtë e parë u kapën, z. Jakoel dhe kunati i tij u kthyen në Tiranë, gjetën një ndërmjetës që kishte marrëdhënie të mira me gjermanët dhe ishin në gjendje që të blenin lirimin e kushërinjve me 3 mijë monedha ari, tha znj. Jakoel.

Shumë nga shpëtimet u zhvilluan edhe në Kosovën e pushtuar nga nazitët, e cila është e populluar kryesisht me shqiptarë etnikë dhe atëbotë ishte pjesë e Jugosllavisë. Z. Aliçkaj (59), agjent i udhëtimeve në New York, kujton një intervistë të babait të tij, Arif Aliçkaj, që ishte sektretar ekzekutiv i Komunës së Deçanit, dhe duke përdorur emrat popullorë muslimanë dhe duke lëshuar letërnjoftime të rreme, ka lejuar që hebrenjtë- shumica e të cilëve ishin refugjatë nga Maqedonia dhe Serbia- të udhëtonin në Shqipëri. Ai gjithashtu ishte kërkuar që të shikonte listën e hebrenjve por ai insistoi se aty nuk kishte asnjë, tha z.Aliçkaj.

Shoku i Aliçkaj’t, Asllan Rezniqi, një shitës, që kishte në pronësi një kamion që bartte fruta dhe perime nga Maqedonia, me kalimin e kohës transportoi 400 hebrenj deri në Deçan. Kishte dalë fjala se shqiptarët etnikë në Maqedoni dhe fqinjët e tyre hebrenj ishin në rrezik. Stërnipi i z.Rezniqi, Lekë Rezniqi (28), në një dalje të tij televizive, gjatë edicionit të lajmeve në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, tha se zoti Rezniqi kishte ndërtuar një shtëpi me kopsht si dhe një strehë për refugjatët. Fqinjët shqiptarë dinin se hebrenjtë fshiheshin në atë pronë por kurrë nuk i kanë raportuar ata.

“Ata e dinin se Arsllani u kishte dhënë atyre besën, prandaj ai nuk mund që t’i tradhtonte ata”, tha Lekë Rezniqi.

Z. Rezniqi, stërgjyshi, krijoi një strehë në mesin e familjeve që jetonin në fshatrat e vogla malore jashtë Deçanit, në këtë vend ku ai mendonet se forcat gjermane do të vinin t’i vizitonin shumë rrallë. “Gjermanët kishin punktet e tyre”, tha z.Aliçaj. “Por njerëzit tanë lokalë dinin se si t’i shmangnin ato. Ata gjithmonë kishin rrugë dytësore”.

(The New York Times)