Shpëtim Shala i gatshëm për fitore (VIDEO)

Boksieri nga Kosova, Shpëtim Shala, do t’i kthehet ringut një vit pasi e fitoi titullin IBO Inter-Continental.

Sport

18/07/2017 23:29

Më 28 korrik në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ai do të ndeshet me boksierin nga Malawi, Chimwemwe Chiotcha.

“Ka më shumë se dhjetë javë që po përgatitem intensivisht për këtë meç, besoj se natën e meçit do të jem në top-formë. Qysh tash jam në një formë shumë të mirë, po e ndjej veten shumë mirë dhe besoj se çdo gjë do të shkojë shumë mirë”.

“(Chiotcha) është kundërshtar i papërshtatshëm, është majtak, më i vogël se unë, domethënë një kundërshtar që vjen përpara dhe përpiqet ta përfundojë duelin para kohe. Prej 15 fitoreve që i ka të shënuara, 11 i ka me nokaut”.

“Mendoj që pas fitores të ngritem në renditjen botërore dhe jam shumë i sigurt se më së largu deri në fund të vitit do të më jepet shansi të luftoj për një titull të madh”, ka deklaruar Shala për Minuta e Fundit në Klan Kosova. /KKBoksieri nga Kosova, Shpëtim Shala, do t’i kthehet ringut një vit pasi e fitoi titullin IBO Inter-Continental.

Më 28 korrik në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ai do të ndeshet me boksierin nga Malawi, Chimwemwe Chiotcha.

“Ka më shumë se dhjetë javë që po përgatitem intensivisht për këtë meç, besoj se natën e meçit do të jem në top-formë. Qysh tash jam në një formë shumë të mirë, po e ndjej veten shumë mirë dhe besoj se çdo gjë do të shkojë shumë mirë”.

“(Chiotcha) është kundërshtar i papërshtatshëm, është majtak, më i vogël se unë, domethënë një kundërshtar që vjen përpara dhe përpiqet ta përfundojë duelin para kohe. Prej 15 fitoreve që i ka të shënuara, 11 i ka me nokaut”.

“Mendoj që pas fitores të ngritem në renditjen botërore dhe jam shumë i sigurt se më së largu deri në fund të vitit do të më jepet shansi të luftoj për një titull të madh”, ka deklaruar Shala për Minuta e Fundit në Klan Kosova. /KK/

YouTube player