Shpërthimi vret legjendën e Palestinës

Një prej futbollistëve më të mirë në histori të Palestinës, Ahed Zaqout, ka vdekur pas një shpërthimi në apartamentin e tij në Gaza.

Sport

01/08/2014 00:30

Ahed Zaqout, ish futbollisti i Përfaqësueses së Palestinës ka humbur jetën pas një shpërthimi në apartamentin e tij në Gaza, kanë njoftuar mediat lokale.

“Palestina ka humbur një prej futbollistëve më të mirë, e ndoshta edhe mesfushorin më të mirë të gjitha kohërave”, deklaroi gazetari sportiv, Jaled Zaher.

Vdekja e tij u konstatua nga një mjek i cili ekzaminoi trupin e Zaqout, 49-vjeç që nuk i mbijetoi plagëve të marra nga shpërthimi i fuqishëm.

Lufta e pamëshirshme në Gaza në mes një numri të madh të viktimave i mori jetën edhe atij që tani do të konsiderohet si legjendë e shuar e futbollit të Palestinës.