Shpërthimi në Pejë, policia jep detaje për ngjarjen (Foto)

Para pak çastesh është dëgjuar një shpërthim i madh në Pejë, por Policia e këtij rajoni bën të ditur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi në atë pjesë është hapur një gropë dhe një veprim i tillë është bërë me ndihmën e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Lajme

12/07/2017 17:36

Xhevat Ibra nga Policia e Pejës tha për Express se është shpërthim që e kanë kryer njësitet e KFOR-it të cilët e kanë ndihmuar hapjen e një grope në drejtim të Rugovës.

“Shpërthimi është bërë me paralajmërim të qytetarëve. Kur hapet rrugë nëpër male bëhet ashtu gjendja. Ajo është hapur nga njësitet e KFOR-it me asistencë të Policisë së Kosovës”, sqaroi Ibra.