Shpërthimi në KEK dëmtoi 42 shtëpi (Foto)

Shpërthimi i djeshëm në termocentralin Kosova A, shkaktoi vdekjen e 2 punëtorëve të KEK-ut dhe lëndimin e 14 të tjerëve. Por përveç kësaj, u dëmtuan edhe shumë objekte banimi dhe automjete. 

Lajme

07/06/2014 20:19

Burim Gërguri, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca në komunën e Obiliqit, bënë të ditur se, deri më tani janë evidentuar 42 shtëpi të dëmtuara në mase të madhe e të vogël. 

Përveç shtëpive janë dëmtuar edhe 46 vetura në parkingun e KEK-ut dhe 6 biznese në afërsi të vendit të ngjarjes.

Gërguri përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Shtabi i Emergjencave sot,ka filluar largimin e mbetjeve të shpërthimit.