Shpërthim në Ukrainë, plagosen dy persona (Video)

Një shpërthim ka ndodhur në qendër të Kievit ku u mbajt një paradë në shenjë të ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

Bota

24/08/2017 14:48

Nga ky shpërthim dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan, transmeton lajmi.net.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së qeverisë ukrainase, ndërsa të plagosurit janë një burrë dhe një grua.

Sot për vizitë zyrtare në Kiev ishte Ministri i Mbrojtjes, James Matis i cili u takua me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko./Lajmi.net/