Shpërthim në stacionin e metrosë në Shën Petersburg

Disa media ruse raportojnë për një shpërthim në sistemin e metrosë në Shën Petersburg.

Bota

03/04/2017 14:22

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA dhe media të tjera citojnë dëshmitarë të thonë se ka edhe viktima.

Nuk ka ende deklarata nga zyrtarët.

Pamje që thuhet se janë nga vendi i ngjarjes dhe që janë postuar në media sociale, tregojnë tym në stacionin e metrosë.