Shpërthim në Pakistan, 8 të vdekur

Një kamikaz hodhi veten në erë jashtë një gjykate në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë tetë persona dhe plagosur rreth 30 të tjerë, thanë zyrtarët e policisë dhe të shpëtimit.

Bota

02/09/2016 09:03

=“Kamikazi hodhi një granatë dore ndaj rojeve të sigurisë para se të mësynte në gjykatën e qarkut në qytetin Mardanit, në provincën Khyber-Pakhtunkhwa”, deklaroi shefi i policisë lokale, Faisal Shahzad.

“Rreth 40 persona u dërguan në spital dhe tetë prej tyre vdiqën për shkak të plagëve të rënda”, njoftoi shefi  i shpëtimit, Haris Habib.