Shpërthim në Nju Jork, 34 të plagosur (Foto)

Një shpërthim, i cili dyshohet se është shkaktuar pas një rrjedhje gazi në një pallat 12 katësh ka shkaktuar 34 persona të plagosur, në zonën e njohur si Tribeca.

Bota

13/06/2017 17:57

Raportohet se pjesa më e madhe e të plagosurve kanë probleme të lehta me frymëmarrjen për shkak se kanë thithur monoksid karboni,ndërsa një prej tyre konfirmohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas alarmit, mediat lokale kanë raportuar se afro 100 forca zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë edhe evakuimin e pallatit, shkruan “The Sun”.

1497368111_3 1497368106_2 1497368096_1