Shpërthim në një ndërtesë postare në Teksas

Autoritetet njoftuan se sot herët në mëngjes, ka shpërthyer një bombë në një qendër shpërndarjeje të shërbimit postar FedEx, pranë San Antonios. FBI po heton nëse ngjarja është e lidhur me një seri bombash që kanë goditur kryeqytetin Austin këtë muaj. Zyrtarët nuk thanë nëse shpërthimi ishte vepër e një "bombarduesi serial", për të cilin policia mendon se mund të jetë përgjegjës për katër shpërthime të tjera, gjatë të cilave u vranë dy vetë dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Bota

20/03/2018 17:29

Tre bombat e para të paketuara ishin vendosur në pragun e disa banesave, ndërsa e katërta që shpërtheu të dielën, u aktivizua përmes një teli dhe policia njoftoi se ishte më e sofistikuar krahasuar me rastet e tjera.

Si pasojë e shpërthimit të sotëm, një person u trajtua në vendngjarje për një plagosje të lehtë. Rreth 75 vetë po punonin në objektin e shërbimit postar në momentin e shpërthimit. Policia nuk ka bërë të ditur ende nëse shpërthimi i sotëm është i lidhur me katër të tjerët./VOA