Shpërthim në një bazë ushtarake në Libi, 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga një shpërtjim në një bazë ushtarake në lindje të Libisë. 

Bota

22/09/2014 23:23

Hetimi preliminar ka treguar se shpërthimi sipas të gjitha gjasave është shkaktuar nga temperatura e lartë në depo të armëve, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters burime nga organet e sigurisë libiane.

Agjencia raporton se nuk është publikuar akoma asnjë detaj tjetër, e as e dhënë zyrtare për incidentin që ka ndodhur në bazën ushtarake në qytetin Al Bajda.