Shpërthim në një banesë tek Tirana e Re: Ja momenti i vendosjes së tritolit (Video)

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur orët e parë të mëngjesit të sotëm kryeqytetin. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Margarita Tutuani” rreth orës 01:30, në katin e pestë të një pallati.

Lajme

31/05/2016 11:21

Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar nga shpërthimi, por vetëm dëme materiale. Polica ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Të njëjtat burime thonë se nga shpërthimi është dëmtuar edhe ashensori i pallatit, dyer e dritare.

Ndërkohë pak orë pas vendosjes së sasisë së eksplozivit në pallat, policia ka sekuestruar kamerën e një pallati që ka mundur të fikësojë momentin e vendosjes së eksplozivit.

Në kamera duket një person i maskuar, i veshur me të zeza, i cili vendos afër banesës së shtetasit Naim Kocari një sasi lende eksplozive të tipit tritol, të lidhur me një fitil. Pas kësaj ai është larguar me shpejtësi.

Në momentin e shpërthimit në korridor ka qenë dhe një banore e pallatit e cila nga forca shpërthyese është përplasur pas një dere dhe është rrëzuar bashkë me të

Sakaq, policia ka marrë në pyetje pronarin e banesës ku iu vendos tritoli, i cili ka deklaruar të mos ketë konflikte me asnjë person. Po ashtu janë pyetur edhe banorët e pallatit. /BW