Shpërthim në një banesë në Prishtinë, lëndohen dy femra (Video)

Një shpërthim ka ndodhur në orët e mbrëmjes në një banesë në lagjen “Dardani” në Prishtinë. Si pasoj e zjarrit lëndime kanë marrë dy femra.

Lajme

29/11/2017 18:59

Flora Ahmeti nga zyra për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar rastin për lajmi.net.

“Jemi njoftuar rreth orës pesë për një zjarr që ka shpërthyer në një banesë në Rrugën “Bill Klinton”. Dy femra janë të lënduara dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësorë. Policia është duke u marrë më rastin”, tha Ahmeti. /Lajmi.net/