Shpërthim në një apartament në Belgjikë, policia tregon nëse është sulm terrorist

Para gjysmë ore ka ndodhur një shpërthim në Belgjikë.

Bota

15/01/2018 22:49

Së paku 5 njerëz janë lënduar pas një shpërthimi në një ndërtesë banimi në qytetin belg të Antwerpit, transmeton lajmi.net

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një apartament katër katësh ku pjesa e përparme e tij ka rënë poshtë.

Një vinç i madh dhe dhjetra persona të shërbimeve të emergjencave janë tashmë në vendin e ngjarjes dhe policia ka treguar se incidenti nuk është i lidhur me terrorizmin./Lajmi.net/