Shpërthim në New York, një i vdekur e 15 të lënduar

Një shpërthim i përcjellë me të shtëna në një ndërtesë në Manhattan ka lënë një të vdekur dhe së paku 15 persona të lënduar. Së paku një person ka pësuar “trauma të mëdha”, ndërsa nuk dihet ende për gjendjen e të lënduarve tjerë.

Bota

12/03/2014 15:58

Një shpërthim i përcjellë me të shtëna në një ndërtesë në Manhattan ka lënë një të vdekur dhe së paku 15 persona të lënduar.

Siç raporton ABC, së paku një person ka pësuar “trauma të mëdha”, ndërsa nuk dihet ende për gjendjen e të lënduarve tjerë.

Autoritetet policore të New Yorkut thanë të se pak pas orës 09:30, sipas kohës lokale, kanë pranuar një thirrje për një shpërthim të madh në apartamentin pesë-katësh në Park Avenue, në afërsi të Rrugës 116 në East Harlem.

 

Departamenti i Zjarrfikësve konfirmoi se shpërthimi preku disa ndërtesa, dhe eskaloi me përgjigjen e pesë alarmeve, pas të cilave u përgjigjën 39 njësi me 168 pjesëtarë.

Një punëtor i ndërtesës tha se nuk është në dijeni se çka mund ta ketë shkaktuar shpërthimin.