Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e Nebojsa Maric, 49 vjeçar, në pjesën veriore të Mitrovicës. Maric është punëtor në Drejtorinë komunale të të hyrave, ndërsa motivi mbetet ende i panjohur.

Lajme

14/10/2013 08:46

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3.45 minuta në rrugën Ivo Lola Ribar. Mediet serbe raportojnë se nuk ka pasur të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Raportohet se bomba ka shpërthyer në banesën e Nebojsa Maric, 49 vjeçar, në pjesën veriore të Mitrovicës, punëtor në Drejtorinë komunale të të hyrave, ndërsa motivi mbetet ende i panjohur. Nga shpërthimi ka pësuar edhe nj motel në afërsi të cilit i janë thyer xhamat, ndërsa banorët e frikësuar kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vend të ngjarjes ndërsa janë duke u bërë hetimet rreth rastit.