Shpërthim në Idlib, të paktën 2 të vdekur dhe 50 të plagosur

Të paktën 2 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autobombe në qendër të Idlibit, qytet në veriperëndim të Sirisë

Bota

26/05/2018 15:05

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Helmetat e Bardha) Mustfa Haxh Jusuf në një deklaratë për AA tha se një automjet me bombë ka shpërthyer në qendrën e qytetit.

“Si rezultat i shpërthimit, sipas vlerësimeve të para jetën e kanë humbur 2 civilë ndërsa 50 të tjerë janë plagosur”, thotë Jusuf, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth ndërsa një numër i madh i ndërtesave dhe automjeteve janë dëmtuar.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Kujtojmë se në një sulm muaj më parë para një spitali në qendër të Idlibit 12 persona humbën jetën ndërsa 25 u plagosën.