Shpërthim në Gaza, vdesin disa persona

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Rripin e Gazës e cila gjendet nën bllokadën e Izraelit

Bota

14/04/2018 16:25

Në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, thuhet se ka ndodhur një shpërthim në Refah që është rajon kufitar në jug.

Të paktën 4 palestinezë kanë humbur jetën nga shpërthimi, shkaku i të cilit ende nuk dihet. Ministria e Shëndetësisë e akuzoi ushtrinë izraelite në lidhje me shpërthimin.

Ndërkohë në deklaratën nga zyra për media e ushtrisë izraelite për AA në lidhje me incidentin, u tha se nuk kanë lidhje me shpërthimin.