Shpërthim në Bullgari, 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë vdekur në një shpërthim që ka ndodhur në një fabrikë municioni në qytetin Gorni Lom të Bullgarisë, ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë frikë të futen brenda nga rreziku i ndonjë shpërthimi tjetër.

Bota

02/10/2014 13:48

Autoritetet bullgare kanë njoftuar se shpërthimi i municionit të vjetër ka plagosur edhe tri gra që ndodheshin afër fabrikës.

Punëtorët e shpëtimit kanë thënë se nuk janë në gjendje për të hyrë në vend deri të enjten në mbrëmje për shkak të rrezikut të shpërthimeve të mëtejshme.

“Nuk ka shenja të jetës në vendin e shpërthimit”, tha kreu i Mbrojtëse Civile  në qytet, Nikolay Nikolov.

Megjithatë, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme njoftuan se kanë vizituar fabrikën brenda natës, dhe se nuk kanë gjetur të mbijetuar.

Sipas informatave jozyrtare në momentin e shpërthimit në fabrikë ndodheshin 60 punëtorë, por lajmi është përgënjeshtruar nga Ministria e Brendshme.  

Në fabrikën, e cila ndodhet 120 kilometra në veri të Sofjes dhe shërbente për shkatërrimin e municioneve të vjetruara, ka pasur shpërthime edhe në të kalaurë2n, njëherë në vitin 2007 dhe herën e dytë në vitin 2010, por kësaj radhe ajo është shndërruar në hi”, ka thënë me kursht anonimiteti një zëdhënës i ministrisë së Brendshme, raporton BBC, transmeton lajmi.net.