Shpërthim në banesën e zyrtarit të Burgjeve, dyshohet për shkak të detyrës

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e shtëpisë së shtetasit Nazmi Demirxhiut në fshatin Ahmetaq të Fushë Krujës.

Lajme

20/04/2018 22:42

Nazmi Demirxhiu mësohet se është Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe shpërthimi dyshohet të ketë lidhje me detyrën e tij.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lênduar, por e gjithë familja që ka qenë në banesë është përfshirë në panik e pasiguri për jetën.

Lënda plasëse është hedhur nga jashtë në drejtim të banesës.