Shpërthim me eksploziv në Vlorë, hidhet në erë makina

Një makinë është hedhur në erë në orët e para të ditës së sotme në Vlorë.

Lajme

20/08/2017 09:50

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Isa Boletini”, ku një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Mjeti tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, ka qenë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Ndërsa, mësohet se grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit të kësaj ngjarje.