Shpërthim i fuqishëm në Elbasan

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Elbasanit.

Lajme

20/02/2019 12:28

Detajet deri më tani janë të pakta, por mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen “5maji” në Elbasan.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta policie si dhe zjarrfikësit. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një banese.

Nuk dihet nëse ka viktima nga ky rast.