Shpërthimi në restorant shkaktoi djegien e ndërtesës në New York

Ndërtesa në East Village në Manhattan u rrënua shkaku i zjarrit të madh për shuarjen e të cilit janë angazhuar mbi 200 zjarrfikës, njoftojnë mediat amerikane.

Bota

26/03/2015 21:45

(E plotësuar) – Sipas deklaratave të disa dëshmitarëve, zjarri filloi pas eksplodimit në restorantin që gjendej në përdhesë të kësaj ndërtese, ndërsa pas kësaj flaka u zgjerua edhe në katet e epërme të ndërtesës së banuar.

Sipas informatave të para, 30 persona janë plagosur, prej të cilëve dy janë në gjendje kritike, por zëdhënënsi i zjarrfikësve cek se ende nuk kanë arritur të kontrollojnë të gjitha sipërfaqet e përfshira nga zjarri dhe për këtë arsye numri i personave që kanë marrë plagë mund të jetë më i madh.

Shpërthim i fuqishëm në East Village, 30 të plagosur

Një ndërtesë e djegur është rrëzuar sot në qarkun East Village të Ney Yorkut, njoftojnë autoritetet amerikane.

Raportohet se të paktën 30 persona janë plagosur.

Në xhirimet televizive është paraqitur objekti banesor në flakë prej nga dilte edhe tym i dendur.

Televizioni lokal njoftoi se ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm dhe se flakët kanë përfshirë edhe ndërtesën fqinje.