Shpërthim brenda një furgoni në Turqi, lëndohen shtatë persona

Shpërthimi që ndodhi në një furgon në të cilin ndodheshin nxënës, ka plagosur shtatë persona në Stamboll.

Bota

26/04/2017 18:47

Mediat turke raportojnë se shpërthimi ndodhi përderisa mjeti ishte duke lëvizur në autostradë në pjesën aziatike të qytetit, transmeton lajmi.net.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është bërë i ditur, por policia është duke e hetuar rastin.

Gjatë shpërthimit shoferi ka humbur kontrollin mirëpo ka arritur ta ndal atë, të plagosurit janë transportuar në një spital lokal por ende nuk dihet për gjendjen e tyre./Lajmi.net/