Shpërthim bombe në Kajro, 12 persona të vdekur

Të paktën 12 persona humbën jetën pas shpërthimit të një bombe në një klub nate në Kajro. Ngjarja ndodhi rreth orës 6-7 të mëngjesit në zonën Azuza, në qendër të kryeqytetit të Egjiptit.

Bota

04/12/2015 16:05

Gazeta  “Cairo Post” raporton se tre persona të maskuar, në një motoçikletë hodhën bombën molotov dhe më pas u larguan. Viktimat nuk mundën të shpëtonin, sepse nuk kishte një dalje emergjence.

Nuk është mësuar ende se cilët janë autorët e sulmit, por sipas një burimi të sigurisë bëhet fjalë për një grup punonjësish që ishin shkarkuar nga puna, të akuzuar nga pronari i lokalit.

Prej rrëzimit nga pushteti të Presidenti islamik, Mohamed Mursi, Egjipti prej muajsh është arenë e atentateve, pjesa më e madhe e tyre kundër forcave të sigurisë, të marra përsipër nga grupe xhihadiste./Tv Klan