Shpërtheu motori i aeroplanit, një grua “fluturoi” përmes dritares së thyer (Foto/Video)

Ky është momenti kur një pilote hero arriti ta drejtojë aeroplanin e saj pasi motori shpërtheu dhe “presioni i ajrit thithi një grua përmes një dritareje të thyer”.

Auto & Tek

18/04/2018 18:16

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Tammie Jo Shults, e cila arriti të dërgojë pjesën tjetër të 140 udhëtarëve të saj në mënyrë të sigurt pasi motori i Boeing 737 shpërtheu në rreth 10 mijë metra lartësi.

Siç thuhet më tej, 56-vjeçarja ishte në kabinën e avionit të Southwest Airlines kur motori shpërtheu gjatë udhëtimit nga Nju Jorku në Dallas.

Pavarësisht tensionit dhe kaosit të krijuar, regjistrimet audio kanë zbuluar se si pilotja reagoi me qetësi dhe arriti të drejtonte aeroplanin në mënyrë të sigurt në Filadelfia.

Po sipas mediave, Shults me qetësi “raportoi” se “ka një vrimë dhe, um, dikush doli jashtë”.

Zonja Shults, një pilote e mëparshme luftarake e fluturimit për Marinën e SHBA-ve, është lavdëruar për veprimet e saj.

Shtatë persona në aeroplan pësuan lëndime të lehta.

Ajo ishte një nga pilotët e parë femra të luftës në Marinën e SHBA dhe fluturoi me një aeroplan F-18, një nga të cilët luftuan në Luftën e Gjirit dhe Irakut. /Telegrafi/