Shpërthet me 50 kg tritol ndërtesa tre katëshe (FOTO)

Një ndërtesë tre katëshe në afërsi të Rrogozhinës u shemb me tritol. Rreth 50 kilogramë tritol u vendosën në 632 piketa për të bërë shpërthimin e kontrolluar.

Lajme

19/04/2015 15:05

Shpërthimi u realizua nga forcat xheniere dhe punonjësit IKMT, ndërsa më herët ishin marrë masa për bllokimin e trafikut dhe largimin banorëve që ndodheshin pranë banesës.

shperthimi1

IKMT prej ditësh ndodhet në aksin Lushnjë-Rrogozhinë për shembjen e objekteve, transmeton Shekulli. Në qytetin e Lushnjës dhe në autostradën Rrogozhine – Fier janë mbi 90 objekte që preken nga vendimi i qeverisë për shpronësimin e tyre.

Deri më sot në aksin Rrogozhinë-Fier janë shembur rreth 50 ndërtesa, ndërsa aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim për rreth 40 objekte të tjera.

shperthimi 2