‘Shpërthen’ Scholes: Ku është Pogba që e pamë të Juventusi?

Paul Scholes e ka kritikuar Paul Pogban, pas ndeshjes që përfundoi 0-0 mes Manchester United dhe Southampton.

Sport

31/12/2017 00:00

Francezi ishte njëri nga lojtarët me paraqitjen më të dobët në fushë, dhe kjo ka bërë që ai të kritikohet nga legjenda e Unitedit.

Scholes pas ndeshjes ka pyetur se ku është Pogba që ai dhe të tjerët e kanë parë te Juventusi.

“Ku është Paul Pogba që e kemi parë të Juventusi. Ai vetëm është shëtitur nëpër fushë gjatë ndeshjes”, ka deklaruar Scholes./Lajmi.net/