Shpërthen raketa e nisur për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (Foto&Video)

Një raketë pa pilot furnizimi, e destinuar për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ka shpërthyer të mërkurën pak pas nisjes së saj nga shteti amerikan i Virxhinias.

Bota

29/10/2014 15:13

Anija kozmike e ndërtuar nga “Orbital Sciences Corp”, u dogj pak sekonda pas ngritjes nga stacioni, ndërkohë që autoritetet amerikane pritet të dalin me një deklaratë rreth shkaqeve të mundshme që çuan deri te shpërthimi.

Lëshimi i saj i planifikuar për të hënën që kaloi, ishte shtyrë për shkak të largimit të rrezikut nga zona përreth, ndërsa pritej që sot ai të ishte fluturimi i tretë i kontraktuar nga Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane.

Raketa që shpërtheu ishte e ngarkuar me mbi 2200 kilogram furnizime ushqimore, medikamente dhe pajisje tjera të nevojshme për për gjashtë astronautët që ndodhen aktualisht në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, raporton BBC, transmeton lajmi.net.