Shpërthen një makinë-bombë në Bagdad, vriten 11 persona

Një makinë – bombë në Irak ka shpërthyer duke vrarë së paku 11 persona dhe plagosur dhjetra të tjerë në Bagdadin lindor, thanë zyrtarët për BBC, citon Syri.net.

Bota

08/01/2017 10:18

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme,  Saad Maan, mësohet të ketë thënë se një roje sigurie qëlloi me armë një makinë të dyshimtë dhe shoferi më pas e shpërtheu atë.

Nuk është ende e qartë se kush fshihet pas këtij shpërthimi, por i ashtuquajturi Shteti Islamik ka pretenduar në sulmet e fundit se synonte myslimanët shiitë në qytet.

ISIS është nën presion nga ofensiva e ushtrisë irakiane në veri.

Forcat speciale të Irakut dhe aleatët e tyre të milicisë shiite janë duke u përpjekur ta përzënë ISIS nga fortesa e tij, qyteti verior i Mosulit.  Ato hynë në rajonet lindore në nëntor por ISIS e pengoi përparimin e tyre në drejtim të qendrës.

Shpërthimi në Bagdad ndodhi në tregun kryesor të perimeve, Jumila, në rajonin kryesor  të Shia Sadr.

Një sulm i ngjashëm ndodhi në 2 janar. Një makinë bombë shpërtheu në një shesh të populluar në Sadr City duke vrarë 35 persona./Syri.net