Shpërthen një granatë në Prishtinë – nuk ka të lënduar

Një granatë dore ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Eduard Lir” në Prishtinë, në parking të restorantit “Moving Tower”.

Lajme

13/06/2018 07:50

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se granata është hedhur në parkingun e restorantit, porse nuk raportohet për dëme materiale e as të lënduar.

Policia me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. Në lidhje me këtë rast ende nuk ka persona të dyshuar.