Shpërthen Neymar, sulmon tifozin e Cityt (Video)

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, u përplas me një tifoz të Manchester Cityt, pas përfundimit të ndeshjes kundër Manchester Cityt.

Sport

25/02/2015 09:03

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ishte i përfshirë në një incident me një tifoz të Manchester Cityt, pas përfundimit të ndeshjes në Etihad.

Gjiganti katalan fitoi ndaj Citizens me rezultat 2:1 në duelin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, pas takimit një tifoz i cili ishte afër bankinës së Barcelonës e shau atë në gjuhën portugeze.

Kurse, braziliani nuk ia la keq duke tentuar t’i afrohej për t’i qëruar hesapet me të.

YouTube player