“Shpërthen” Harden, realizon 40 pikë nga të cilat 8 tre-pikësha

Houston Rockets kanë shënuar tjetër fitore, kësaj radhe kundër Indiana Pacers.

Sport

12/11/2018 17:11

Nën-kampionët e konferencës Perëndimore, shkëlqyen duke fituar në fund me rezultatin 115:103, shkruan lajmi.net.

Më i miri në radhët e Rockets, ishte si zakonisht MVP i sezonit të kaluar, James Harden.

“The Beard” realizoi plot 40 pikë, nga të cilat qëlloi tetë herë nga distanca.

Harden shtoi edhe  9 asistime dhe 7 kërcime për fitoren e Houston Rockets.

Në anën e Pacers, më i sakti ishte Victor Oladipo, i cili shtoi 22 pikë pë skuadrën e tij.

Shikojini momentet më të mira të tij ndaj Pacers: /Lajmi.net/