“Shpërthen” Enca, fyen rëndë kritikuesit (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia nuk po i duron fare kritikat, edhe pse shpeshherë bën paraqitje provokuese në publik.

ShowBiz

19/06/2017 15:29

Ajo këto ditë ka filluar pushimet në plazhet e Turqisë, ku po qëndron bashkë me nënën dhe miket e saj, shkruan lajmi.net.

Enca pasi kishte postuar disa imazhe tejet e ‘zhveshur’, ku vuri në pah gjoksin bombastik, u kritikua nga ndjekësit.

Por, nuk kishte vonuar reagimi i saj, duke fyer shumë rëndë me kritikuesit, duke u kaput tek çështja e gjoksit të saj:

“Nëse ke një gjoks të vogël dhe del topless është “modë”, por kur je e bekuar me një gjoks të madh dhe vesh një dekolte, konsiderohet “vulgare”. Ju *** standartet e dyfishta”, shkruan Enca.