‘Shpërthen’ Enca: Duke i mashtruar, marrin pagesa nga klubet pa dijeninë time

Enca Haxhia është njëra nga artistet më të pëlqyera shqiptare.

ShowBiz

11/12/2018 19:45

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo është aktive edhe në projekte muzikore, pa lënë anash koncertet që mban në vende të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

Ndërsa tani, Haxhia ka reaguar në llogarinë e saj personale, Instagram për koncertet duke treguar menaxherin e saj të vërtetë.

“Kohët e fundit kam dëgjuar/ ndodhur disa raste kur persona të paautorizuar, shpesh edhe të panjohur për mua, përgjigjen për datat e mia të koncerteve, marrin pagesa nga clubet?! Duke i mashtruar për evente mbi të cilat nuk jam në dijeni”, shpërthen Enca. /Lajmi.net/