Shpërthen depoja e fishekzjarreve, 24 viktima

Një seri shpërthimesh në një depo fishekzjarrësh në Meksikë ka vrarë të paktën 24 vetë dhe plagosi rreth 40 të tjerë.

Bota

06/07/2018 12:36

Shpërthimet më të mëdha ndodhën, pasi policia dhe zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes në qytetin Tultepec. Mes viktimave janë edhe punëtorë të emergjencave.

Qyteti Tultepec, rreth 30 km nga Mexico City, njihet si kryeqyteti i fishekzjarreve.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin shpërthime fishekzjarresh. Në vitin 2016, më shumë 40 vetë u vranë po në të njëjtin vend. Në fillim të këtij viti, në një tjetër shpërthim vdiqën 7 persona.