Shpërthejnë pakënaqësitë për kandidatin e Vetëvendosjes në Shtime (Foto)

Në Shtime po vazhdojnë pakënaqësitë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat patën filluar javë më parë me rastin e shkarkimit të disa anëtarëve të saj të devotshëm.

Lajme

25/08/2017 13:30

Kësaj radhe pjesë e përçarjes mësohet se është kandidati i emëruar nga Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë, të cilin emër sipas anëtarëve të saj në Shtime, në mënyrë të njëanshme dhe duke mos ju nënshtruar procesit të votimit, si dhe duke shkelur të gjitha normat e demokracisë, kanë emëruar kandidatin për kryetar dhe bartës të listës ish–zyrtarin e PDK-së, Ruzhdi Jashari, derisa Vetëvendosje në Shtime kishte propozuar Nazmi Iballin për kandidat për kryetar.

Ruzhdi Jashari nga një pjesë e madhe e anëtarësisë së Vetëvendosjes akuzohet se ka qenë pjesë e strukturave të SHIK-ut, si dhe pjesë e së kaluarës së udhëheqjes së PDK-së.

Lajmi.net mëson se emrin e kandidatit për kryetar të komunës së Shtimes nga Prishtina e ka sjellë Faton Topalli, të cilit i është mbyllë dera dhe nuk është lejuar që të dalë për një kohë nga zyrat e Vetëvendosjes për shkak të pakënaqësive.

Fatlind Billali nga fshati Carralevë e Shtimes, ish-aktivist shprehet se fare nuk ka pas ndonjë proces lidhur me kandidatin për kryetar të Vetëvendosjes në Shtime.

“Unë si aktivist i VV-së në Shtime e kam obligim moral të demantoj këtë që thuhet, një anëtar një votë. Është ardhë nga kryesia pa e pyet askënd! Nuk ka votu askush për këtë person, e as që është mbajtur nje proces zgjedhor”, ka shkruar ai.

Vetëvevendosje mësohet se atje e ka shkarkuar edhe aktivistin Faton Kurti nga fshati Carralevë. /Lajmi.net/