‘Shpërthejnë’ komentet e serbëve ndaj Ritës: “Kosova është Serbi”

Ylli kosovar, Rita Ora ka qëndruar gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

ShowBiz

18/02/2018 11:02

Ajo ka dhënë një performancë të shkëlqyeshme me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dje (e shtunë) është shndërruar në personazhin më të përfolur, jo vetëm në mediet vendore, por edhe ato rajonale dhe ndërkombëtare.

Që nga momenti i arritjes në Kosovë, Rita ka qenë shumë aktive në publikimin e imazheve nga çdo aktivitet që ka bërë.

Madje, ajo postoi fotografi edhe me bluzën që e ka dizejnuar veçanërisht me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë, ndërsa paratë e grumbulluara nga shitja do t’i dhurojë për bamirësi.

Çdo postim i këngëtares kishte motive kombëtare dhe mesazhe të fuqishme për shtetin, në secilin prej tyre përmendet Kosova.

Mbi ato imazhe, kanë “vërshuar” komentet negative të serbëve të cilët nuk kanë kursyer as fjalët fyese ndaj Ritës, ndërsa e kanë ripërsëritur frazën e tyre të shpeshtë “Kosova është Serbi”.

Për, ardhjen e Ritës ka shkruar edhe Blici serb, i cili theksoi çështjen e bluzave me mbishkrmin “Kosova”, duke thënë se kjo gjë i ka mërzitur serbët. /Lajmi.net/