Shpërndarja e Kuvendit për Thaçin fillim i ri, për Mustafën fitore e demokracisë

Shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, e kanë komentuar në Facebook, liderët e dy partive më të mëdha në vend, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Për të parin, ky është një fillim i ri, ndërsa për liderin e LDK-së, fitore e demokracisë. 

Lajme

07/05/2014 16:50

“Dua të falënderoj qytetarët e Kosovës për mundësinë që më kanë dhënë për t\’iu shërbyer atyre dhe interesave të Republikës sonë. Falënderoj të gjitha partitë politike për punën e përbashkët në konsolidimin e shtetit. Erdhi koha të fillojmë Misionin e Ri! HTH”, ka shkruar kryeministri në largim. 

“Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës mori vendim për shpërndarjen e tij. Me këtë akt, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Është kjo një fitore e demokracisë, kurse me votën tuaj do të jetë fitore e ardhmërisë së vendit tonë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.