Shpërndahen protestuesit e opozitës, protesta e radhës më 27 shkurt

Të gjithë mbështetësit e opozitës kanë filluar të shpërndahen, pasi deputetët e opozitës janë larguar nga  salla e disa prej tyre janë arrestuar.

Lajme

19/02/2016 16:21

Kjo u bë pas kërkesës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i cili u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tyre që të shpërndahen, raporton lajmi.net.

Ndërsa Deputeti i këtij subjekti Albn Kurti tha se pakënaqësitë e tyre do të vazhdojnë t’i shfaqin edhe në protestën e radhës, që është planifikuar të mbahet më 27 shkurt.

Por, Kurti tha se në rast se Kuvendi tenton të zgjedh Presidentin e ri, ajo ditë, kurdo që caktohet, do të jetë ditë proteste.

E ripërsëriti se ky Kuvend nuk ka legjitimitet më. /Lajmi.net.