Shpërblimet e Majlindës

Majlinda Kelmendi vazhdon me sukseset e saj. Xhudistja pejane fitoi medaljen e artë edhe në Kampionatin botëror në Rusi. Por, sa para ka fituar ajo nga shteti i Kosovës?

Sport

29/08/2014 11:52

Majlinda Kelmendi vazhdon shkëlqimin e saj. Xhudsitja pejane triumfoi edhe në Kampionatin botëror në Rusi, duke u kthyer me medalje të artë. Kështu, ajo është shndërruar në fytyrën më të ndritur të sportit kosovar. Dhe, qdo sukses i saj shpërblehet nga shteti i Kosovës.

Gazeta “Zëri” ka kalkuluar shpërblimet e deritashme të Majlindës dhe trajnerit të saj.

Medalja e bronztë Evropiane – Majlinda Kelmendi, 8 mijë euro – Driton Kuka, 4 mijë euro

Medalja e artë Botërore – Majlinda Kelmendi, 40 mijë euro – Driton Kuka, 20 mijë euro

Medalja e artë Evropiane – Majlinda Kelmendi, 20 mijë euro – Driton Kuka 10 mijë euro

Medalja e artë Botërore – Majlinda Kelmendi, 40 mijë euro – Driton Kuka, 20 mijë euro

Të tjera

Dy medalje të bronzta Evropiane – Distria Krasniqi, 4 mijë euro

Medalja e artë Evropiane – Akil Gjakova, 5 mijë euro

(Për këto medalje Driton Kuka është shpërblyer me 4500 euro)

Plus

Ministria e Sportit me memorandum ia ka ndarë Federatës se Xhudos së Kosovës (FXHK) 120 mijë euro për shpenzimet e ciklit olimpik 2013-2016.

Gjithsej

Majlinda Kelmendi – 108.000 euro

Driton Kuka – 58.500 euro

Distria Krasniqi – 4.000 euro

Akil Gjakova – 4.500 euro

FXHK – 120.000 euro

Total: 295.000 euro