Shpërblimet e kampionëve

Liga e Kampionëve fillon sonte. Andaj, ia vlen të rishikojmë shpërblimet financiare për 32 skuadrat pjesëmarrëse nga ndeshjet e para e deri tek finalja e madhe.

Sport

16/09/2014 14:45

Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve me vetë hyrjen në garë është shpërblyer me 8.6 milionë euro.

Secila fitore ju sjell nga 1 milion euro, kurse një pikë është e barabartë me 500 mijë euro. Kualifikimi për në rrethin e dytë të garës shpërblehet me 3.5 milionë euro, kurse çerekfinalja do t’i pasurojë me 3.9 milionë euro.

Kualifikimi për në gjysmëfinale vlen 4.9 milionë euro, kurse skuadra që e fiton trofeun do të shpërblehet me 10.9 milionë euro, ndërsa finalisti i mposhtur me 6.5 milionë euro.

Me fjalë tjera, sa më shumë fitore aq më shumë para. Suksese.