Shpërblimet e Botërorit

Kombëtarja që fiton Kampionatin botëror në Brazil do të shpërblehet me 27 milionë euro. Por, financiarisht nuk do të jenë të dëshpëruar as finalisti i mposhtur, si dhe skuadrat tjera që kualifikohen në fazën përfundimtare.

Sport

10/06/2014 23:37

Kampionati botëror përveç trofeut më të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar, përfaqëson edhe mundësinë e përfitimeve të mëdha.

Me disa miliona në xhirollogari do të kthehen secila nga Kombëtaret që përfundon në mesin e 16 skuadrave të fundit të garës.

Por, pa dyshim se shpërblimet e mëdha fillojnë nga pozita e pestë e tutje. Duke filluar nga çmimi më i madh, titulli i kampionit të botës do të shpërblehet me 27 milionë euro.

Kurse, finalisti i mposhtur do të ngushëllohet me 18 milionë euro. Kurse, skuadra e tretë do të përfitojë 16 milionë euro, ndërsa e katërta, 14.7 milionë euro.

Shpërblimet:

9-16 : 6,6 milionë euro
5-8: 10 milionë euro
Pozita e katërtë: 14,7 milionë euro
Pozita e tretë: 16 mi milionë euro
Pozita e dytë: 18 milionë euro
Kampioni: 27 milionë euro