Shpërblehet me çmim në “MTV VMA 2018”, Rita Ora thotë disa fjalë

U mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV VMA 2018”.

ShowBiz

21/08/2018 20:49

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka arritur të rrëmbejë çmimin “Best Dance” (Vallëzimi më i mirë) me këngën “Lonely Together”, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ tashmë të ndjerë Aviciin, shkruan lajmi net.

Ndërsa tani, ajo ndau në rrjete sociale disa fotografi e cila thotë disa fjalë për mikun e saj, Aviciin.

“Avicii më ka inspiruar mua miliona herë me muzikën e tij dhe i jam përjetë mirënjohëse që kam punuar me të në këngën “Lonely Together”. Faleminderit MTV për vlerësimun e Lonely Together për vallëzimin më të mirë. Levan Tsikuishvili versioni juaj i videos ishte gjithçka! Dhe një falënderim i madh shkon për fansat që na votuan! Ne e ndamë VMA me ju!!”, ka shkruar Ora.

Kujtojmë që edhe Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin nominuar në disa kategori, por nuk arritën të marrin çmim./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmwEVjkH8eX/?hl=en&taken-by=ritaora