Shpërblehen kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganat e Kosovës, organizon sot ceremoninë tradicionale të shpërblimit të tatimpaguesve të vitit, këtë radhë për vitin 2014.

Lajme

12/09/2015 08:02

Qëllimi i këtij organizimi, sipas organizatorëve, është që përmes këtij aktiviteti të shpërblehen kontribuuesit më të mëdhenj të Buxhetit të Kosovës, të rritet vetëdija e komunitetit të biznesit të vendit tonë rreth obligimeve të tyre fiskale ndaj shtetit, të fuqizohet komunikimi me Administratën Tatimore, të inkurajohen taksapaguesit që të vazhdojnë t’i kryejnë obligimet e tyre, si dhe të prezantohet para opinionit të gjerë publik se nga vijnë të ardhurat e Buxhetit të Kosovës.

Ceremonia do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në orën 11:00.