Shpërblehen Johnson dhe Pellegrini

Manuel Pellegrini është shpallur menaxheri më i mirë në Premierligë për muajin janar, pas rezultateve fantastike të Manchester Cityt me katër fitore nga katër ndeshje. Strategu kilian e mori çmimin për muajin e dytë të njëpasnjëshëm, dhe për herë të parë prej kur të njëjtën gjë e bëri Carlo Ancelotti në drejtim të Chelseas më…

Sport

07/02/2014 16:13

Manuel Pellegrini është shpallur menaxheri më i mirë në Premierligë për muajin janar, pas rezultateve fantastike të Manchester Cityt me katër fitore nga katër ndeshje.

Strategu kilian e mori çmimin për muajin e dytë të njëpasnjëshëm, dhe për herë të parë prej kur të njëjtën gjë e bëri Carlo Ancelotti në drejtim të Chelseas më 2011.

Kurse, mesfushori ofanziv i Sunderlandit, Adam Johnson u shpall futbollisti më i mirë i janarit, pas një muaji gjatë së cilit shënoi pesë gola.

Johnson ka shkëlqyer në javët e fundit për Black Cats, derisa shënoi het-trik në fitoren 4:1 në udhëtim te Fulham si dhe shtoi nga një gol tjetër kundër Southamptonit dhe Stoke Cityt.

Kjo formë e mirë ka bërë që të fillojnë thirrjet për inkuadrimin e tij në Kombëtaren e Anglisë për Kampionatin botëror 2014.