Shpërblehen gazetarët

Në prani të shumë gazetarëve, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, amabasadorit norvegjez dhe përfaqësuesve të UNDP’së, u ndanë shpërblimet për storiet më të mira me temë korrupsionin për vitin 2013.

Lajme

09/12/2013 21:33

Një fjalë e urtë thotë – e mira kthehet me të mirë. Dhe, pa dyshim, shpërblimi i një pune të mirë të bërë nga një gazetar, në interes të publikut, është një satisfaksion për të.

Në Kosovë ka kohë që UNDP kujdeset për të shpërblyer storiet më të mira me temë korrupsionin në Kosovë.

Këto çmime tashmë është bërë tradicionale që të ndahen në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Këshut, sot, në prani të shumë gazetarëve, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, amabasadorit norvegjez dhe përfaqësuesve të UNDP’së, u ndanë shpërblimet për storiet më të mira me temë korrupsionin për vitin 2013.

Kjo ngjarje, sipas UNDP’së, tanimë tradicionale, mbahet për të nderuar përpjekjet e palodhshme të gazetarëve për të deklaruar publikisht çështjet korruptive dhe për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Paneli vlerësues ka përzgjedhur storiet më të mira, për të cilat janë ndarë shpërblime. Fituesit e këtij edicioni janë:

Për TV – Jehona Zhitia, Televizioni i Kosovës (RTK)

Për Radio – Serbeze Haxhiaj, Radio Kosova (RTK)

Për Online – Parim Olluri, Gazeta JNK

Gazetë – u ndanë dy çmime Selvije Bajrami, Zëri dhe Vehbi Kajtazi, Koha Ditore