Shpenzuan rreth 100 mijë euro në koleksionin e 6,000 Babadimrave

Koleksioni i familjarëve që ka kushtuar rreth 100 mijë euro, ka një punim dore që kushton afro 5,000 euro, enët për krip dhe piper, deri të pjesët më të ima.

Fun

19/12/2018 08:43

James dhe Megan Rahe nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, që janë entuziastë të festave të fundvitit, kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre, për të treguar koleksionin prej 6,000 Babadimrave.

Në bodrumin e shtëpisë së tyre, ka figura shumë të vogla, monedha dhe kapëse për rroba, deri te një plak i Vitit të Ri që është i gjatë afro dy metra, transmeton Telegrafi.

Koleksioni i familjarëve që ka kushtuar rreth 100 mijë euro, ka një punim dore që kushton afro 5,000 euro, enët për krip dhe piper, deri të pjesët më të ima.

“Për çdo vit, i blejmë nga 500 figura të reja dhe nuk e kemi në plan të ndalemi”, ka thënë James.

Qëllimi i tyre nuk është vetëm të grumbullojnë sa më shumë, por të kenë stoli sa më të rralla dhe t’i ndajnë me të tjerët.

Meqenëse e konsiderojnë si koleksion të përbashkët, ata kërkojnë të ndërtohet një muze, që do të shihet nga sa më shumë njerëz.