Shpenzon 13 mijë euro për t’u ngjarë personazheve të Disney (FOTO)
Vishet dhe krihet gjithmonë për t’u bërë si një nga princeshat e Disney. Është ky pasioni më i madh i 25- vjeçares amerikane Sarah Ingle, nga Denver, Colorado, SHBA.
Fun
Krahas të qenit një pasion i madh, Sarah, vishet në mënyrë të tillë, për një arsye fisnike. Në fundjavë ajo viziton fëmijët e sëmurë të shtruar në spital, duke u dhuruar çaste lumturie.
Veshjet dhe trukimet e saj në total 17 kombinime të tilla, i kanë kushtuar rreth 13 mijë euro, ndërsa zakonisht vishet si Sirena e vogël, Elsa, Borëbardha dhe Rapunzel./a.y/noa.al